Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur në Rinas në kuadër të vizitës së planifikuar në vendin tonë. Avioni është ulur rreth orës 09:12 në Rinas, ndërsa është pritur nga kryeministri Rama.

Në orën 09:30 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes dhe më pas Erdogan do të niset drejt Laçit ku do të inaugurojë shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti me financim të qeverisë turke.

Axhenda e plotë e vizitës së Erdogan

Në orën 09.20 pritet mbërritja e Presidentit të Republikës së Turqisë në aeroportin e Rinasit dhe pas 5 minutash fillon ceremonia e mireseardhjes. Pas kësaj presidenti turk niset drejt Laçit, ku në orën 10.05 bëhet ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç. Do të ketë edhe një fjalë të Presidentit turk.

Në orën 11.30 është vizita e Erdogan në shtëpinë e një familjeje në Laç.

Në 11.45 – Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë.

Më pas në orën 13.00 Erdogan mbërrin në Tiranë dhe zhvillon një takim më Kryeministrin Rama.

Në orën 16.00 zhvillohet ceremonia Zyrtare e Inaugurimit të Xhamisë së Et’hem Beut.

Në 17.00 – Fjala e Presidentit të Republikës së Turqisë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe në 18.00 nisja drejt Aeroportit të Rinasit dhe fundi i vizitës.