Kryeministri Edi Rama ka pritur në aeroport presidentin turk Recep Tayp Erdogan. Erdogan zbriti në Rinas rreth orës 10:30. Më pas të dy liderët nderuan himnet e dy vendeve, fillimisht atë të Turqisë dhe më pas atë shqiptar.

Më pas u nisën drejt Laçit, ku gjatë ceremonisë kryeministri Edi Rama ka folur për miqësinë me Erdogan.

“Po thosha se i kam takuar të gjithë burrat e mëdhenj për shkak të detyrës dhe është e vërtetë që shpesh janë kurioz se çështë kjo miqësi kaq e ngushtë e imja me Erdogan. Dhe zakonisht priren ta shikojnë si një çështje konspiracioni. Jo Turqia ne otomane, jo xhamitë jo aspiratat e presidentit etj etj. Përgjigjia ime është shumë e thjeshtë, Erdogan thotë atë që thotë dhe bën atë që thotë. Sot është e vështirë të gjesh njerëz që po e kanë po dhe jo-në e kanë jo“, tha Rama.