Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka folur nga Laçi në lidhje me 520 banesat që janë ndërtuar me mbështetjen e shtett që ai drejton.

Erdiogan e ka nisur fjalën duke thënë se iu ka sjellë qytetarëve shqiptarë dashurinë e miliona turqve.

“I nderuar Edi Rama, miku im, ministra, banorë të Laçit, vëllezër e motra, të gjithë juve dua t’ju përshëndes me dashuri dhe respekt. Ju kam sjellë të gjithë dashurinë e popullit turk. Ju kam sjellë edhe përshëndetjet e vëllezërve në Turqi zemrat e të cilëve rrahin së bashku me ju. Nga këtu nëpërmjet jush dua të përcjell përshëndetjet e kombit tim për mbarë Shqipërinë.

Dua të theksoj se jam shumë i lumtur që jam këtu me ju, që jam bërë pjesë e këtyre emocioneve, gëzimi i Shqipërisë është edhe joni , ashtu edhe hidhërimi. Mirëqenien dhe paqen tuaj e konsiderojmë njësoj si tonën, duke qenë si një popull që i kemi përjetuar këto dhimbje, tërmet në Shqipëria na lëndua njësoj si ju. Sapo kam marrë lajmin e tërmetit menjeherë jemi në lëvizje për të ndarë dhimbjen e njerëzve të prekur. Ne si shtet u mobilizuam dhe iu erdhëm në ndihmë”, tha Erdogan.

Presidenti turk , njësoj si kryeministri Edi Rama , duke iu referuar marrëdhënieve mes dy vendeve, tha se vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë, jo kur thirret.

“E njëjtë si tha dhe miku im Edi Rama, vëllai i qëndron vëllait kur ka nevojë, jo kur thirret. Pas tërmetit ne kemi dërguar në Shqipëri të gjitha materialet e ndihmës së shpejte dhe ekipet teknike , i nderuari miku im Edi Rama me të cilin ishim në kontakt të vazhdueshme kemi ndjekur ecurinë e punimeve. Unë jam aktivizuar dhe morëm iniciativa që përgjatë këtij procesi, filluam kontaktet tona me ndërkombëtarët. Fakti që Turqia ishte një nga shtet e para që ndihmoi Shqipërinë tregon qartë miqësinë mes nesh. Për të lehtësuar sadopak dhimbjen e të prekurve vendosëm bashkë me Ramën për të firmosur një memorandum mirëkuptimi, që shtëpitë e rrënuara të bëheshin nga zero. Kështu që në muajin korrik sapo e nënshkruam filluam ndërtimin e kantierit edhe pse ishte covid”, tha ai.

Në fund të ceremonisë u zbulua dhe emri që do të mbajë sheshi në Kurbin, pikërisht atë të presidentit turk.