Turqia ka marrë rolin e protagonistit në Ballkan.

Pas vizitës në Tiranë, Presidenti turk do të presë në Turqi Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç do të udhëtojë të martën për një vizitë njëditore në Ankara për të marrë pjesë në punimet e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Turqi-Serbi, ku do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjatë kësaj vizite, Vuçiç do të pritet në një takim nga Presidenti turk, Recep Taip Erdogan.

Mes Serbisë dhe Turqisë ka një sërë marrëveshjesh që janë nënshkruar vlera e të cilave arrin në qindra milionë USD. Madje Serbia ka thithur më shumë investime se Shqipëria nga Turqia.

Një nga marrveshjet që pritet të nënshkruhen është ajo e bashkëpunimit ushtarak, pasi është e interesuar për të blerë dronët luftarakë turq, sidomos modelin Bajraktar, që së fundmi është marrë edhe nga Ukraina. Dronët luftarakë turq janë cilësuar si arma e rrezikshme që disponohet nga Turqia e që po blihet nga mjaft vende.