Nisin incidentet e takimeve me bazën të Lulzim Bashës.

Basha është duke zhvilluar një bashkëbisedim me gra dhe vajza në kuadër të procesit zgjedhor në Lidhjen Demokratike të gruas në Tiranë.

Takimi po zhvillohet në një bar në kryeqytet, teksa ka pasur disa të pranishëm.

Para takimit Basha është pritur me protesta nga disa të rinj.

Makina e tij është qëlluar me vezë nga të rinj të FRPD që po protestojnë jashtë ambienteve ku po zhvillon Basha takimin, teksa është pritur gjithashtu me thirrjet: Edi Basha, o plehrë , ik, ik, ik!

Edhe në Fier u lëshuan thirrje kundër Lulzim Bashës i cili duket se nuk do ta ketë të lehtë me mbështetësit e Berishës në takimet që do të zhvillojë.