I gjithë vendi ndodhet nën efektin e temperaturave polare. Bora dhe ngricat kanë sjellë mjaft probleme në akse të ndryshme rrugore.

Me këtë rast, Kryeministri Edi Rama ndau një mesazh për të gjithë qytetarët. Duke bërë të ditur se puna nuk ka ndaluar, ai shkruan se po punohet me të gjitha kapacitetet e mundshme për të bërë pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat e mbuluara me dëborë. Rama ka postuar disa foto nga pastrimi i këtyre akseve.

Postimi i Kryeministrit Edi Rama

‘Me punën që vijon papushim me të gjitha kapacitetet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat e mbuluara me dëborë, ju uroj një fundjavë të qetë’.