Një 34-vjeçar, që dyshohet të jetë i lidhur me trafikun e kokainës, ka mbetur i vrarë pas një atentati që iu bë ndërsa ndodhte një restorant në Guayaquil, Ekuador. Ngjarja ndodhur rreth orës 19.00 kur dy burra u futën në lokal, ndërsa njëri prej tyre mbante në dore një buqetë me lule.

Ata shmangën stafin që kërkonte certifikatë vaksinimi dhe më pas hapën zjarr. Në drejtim të Ergys Dashit është qëlluar të paktën 20 herë, ndërsa ekspertiza që i është bërë trupit të tij të pajetë janë konstatuar të paktën tre plumba në pjesën e parme të kafkës.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën pasdite ndërsa identiteti i shqiptarit është konfirmuar ditën e sotme. Në media janë publikuar edhe pamje që tregojnë shqiptarin të shtrirë në dysheme i pajetë.

Motivet dhe identiteti i autorëve nuk dihen ende.