Pas shpërthimit të eksplozivit në shtëpinë e Armand Dukës, ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta.

“S’mund të prononcohem se do të rrisë shqetësimin. Shpresoj të mos ketë të lënduar. Ashpërsimet e këtyre çështejeve ka dhe elementë kriminalë”, tha Meta.

Shpërthimi me tritol ndodhi në lagjen numër 4 në qytetin e Durrësit, shumë pranë banesës së Dukës, i cili nuk ndodhej në shtëpi pasi po shihte derbin.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ndërkohë burime nga FSHF konfirmoi lajmin e këtij shpërthimi.