Temperaturat e ulëta janë ndjerë edhe në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve.

Teksa në Kuvend po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ligjeve, në një moment deputetët e opozitës, Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula janë ngritur për t’iu afruar kondicionerit.

Fillimisht Korreshi afrohet tek kondicioneri për tu ngrohur dhe më pas afrohet Sula.

Prej disa ditësh, në vendin tonë shënohen temperatura të ulëta dhe sot është konsideruar si dita më e ftohtë.

Reshjet e dëborës dhe ngricat nga temperaturat e ulëta kanë qenë prezente në një pjesë të madhe të vendit, por Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka rrugë të bllokuara