Presidenti Ilir Meta, në një intervistë televizive mbrëmjen e sotme, ka folur për protestën e 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 protuestues. Ai i drejton akuzat e tij për herë të parë drejt Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, duke pranuar në të njëjtën kohë se miqtë e tij të vjetër e kishin paralajmëruar për këtë krim.

“Ata qytetarë i ka vrarë Rama bashkë me Bashën. Unë kam qenë në një emision te Fevziu një natë para dorëheqjes. Në darkë te Fevziu, ai 700 mijëshi ishte montazh sepse ishin letrat. Te Fevziu unë them nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen, në mëngjes më bie zilja te shtëpia te Blloku edhe vjen një haber nga miqtë e mi të vjetër edhe të rinj edhe më thotë mua shiko vlerësoje më mirë këtë situatë sepse planifikohen të bëhen vrasje në protestë. Unë nuk mendoja se gjëja do shkonte atyre. Haberin ma sollën miqtë mij matanë Oqeanit. Më thanë ti nuk duhet të jesh në zyrë se do thonë që kjo gjë që ndodhi, ndodhi për arsye se nuk ke dhënë dorëheqjen”, tha Meta

Kush jua solli haberin?

“Miqtë e mi matanë oqeanit. Kemi miq andej. Vlerësoje këtë punë, ti nuk duhet të jesh në zyrë nëse ndodh një gjë e tillë. Se do thonë që kjo gjë që ndodhi, ndodhi për arsye se nuk dha dorëheqjen. Ishte sebep. Ne e dimë se kjo çështje. Ne miqtë i dëgjojmë kur ka gjëra të rëndësishme. Unë vete tek doktori i madh. Ne e dimë se kjo çështje do marrë kohën e vetë. Ne miqtë i dëgjojmë kur janë gjëra të rëndësishme. Unë shkoj tek doktori i madh. Ta them pse është përgjegjësi e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Se ishte dhe një drogaxhi në Korçë që thoshte pyesni Ilir Metën për 21 janarin. I shkojë Berishës në zyrë, i them doktor. Shumë mirë ishte në emision më thotë. Mirë mirë por duhet marrë situata më seriozisht. Pse më pyet? I them situata është e tillë që unë duhet të japë dorëheqjen më parë, t’i kërkojmë prokurorisë që të hetojë pasi ata kanë planifikuar të vrasin disa njerëz në bulevard.

Jo si do japësh dorëheqjen, i thashë që kam njerëz që i dinë mirë këto punë. Bëmë një debat, por i thashë se kjo ka përfunduar. Duhet të marrim masat. Unë i kam marrë me komuna dhe ja kemi dërguar me letër zyrtare Lulzim Bashës, policisë së Shtetit, ShISH. Morëm masat. Çfarë masash keni marrë? Se thonë ka Sali Berisha përgjegjësi, ai ka se ka vendosur ata persona në krye. Nuk është kryeministri përgjegjës për të ruajtur Kryeministrinë, është Ministri i Brendshëm që merr masat dhe verifikon. Atyre u interesonte ato që ndodhën. Unë nuk them nëse përfitonte ose jo, unë them që atyre u interesonte që ndodhte ajo që ndodhi. Unë kam dalë përpara. 30 veta e bën atë punë. Një ish-zvkryeministër, i jep me shkrim të gjitha gjërat përpara. Nëse do isha MInistër i Brendshëm nuk do ndodhte gjë. Dhe të më zinte gjumi mua pa marrë masat.Si do ndodhte kjo gjë” – tha Meta.