Shkatërrohen dy grupe kriminale shqiptare në Itali! Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar pasuri me vlerë deri në 2 mln euro që përfshijnë makina, pasuri të paluajtshme dhe para të thata.

Pasuritë i përkasin dy grupeve kriminale me origjinë shqiptare që trafikon drogë në territorin e Venetos.

Hetimi përfshiu 33 persona të cilin operonin konkretisht në Venecia, Padova, Treviso dhe Verona ndërsa fijet e tyre arrinin deri më Lombardi.

Gjatë operacionit janë vënë në pranga 18 persona, ndërsa u sekuestuan 25 kg kokainë dhe 11 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë.