Gjatë përgatitjes së orizit, shpesh bëhet ngjitës dhe shumë i butë, duke mos ruajtur strukturën e tij. Prandaj është mirë të dini disa truke që do t’ju ndihmojnë në gatim, e një prej tyre i referohet edhe përgatitjes së orizit. Ajo që dimë është se raporti i ujit me orizin duhet të jetë dy gota me një gotë me oriz.

Megjithatë, ndodh që nëse ndiqni këtë këshillë, nuk merrni rezultatin e dëshiruar. Shtoni disa pika limon gjatë gatimit të orizit, kjo do të bëjë që të mos ngjitet. Nëse orizi nuk ka funksionuar deri më tani përdorni këtë truk dhe do t’ju dalë në mënyrë perfekte.