Një zjarr ka përfshirë ambientet e një hoteli mëngjesin e kësaj të diele.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur te mbikalimi i Rinasit, ku ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht panelet diellore të një hoteli.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje vijon puna për zbardhjen e plotë të saj.

“Me datë 30.01.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, te mbikalimi i Rinasit, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht panelet diellore të një hoteli.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.