Punonjësit shëndetësorë, të cilët janë të pavaksinuar duhet të marrin vaksinën kundër Covid-19 deri më 31 Mars ose do të pushohen nga nga sistemi kombëtar shëndetësor i Greqisë. Këtë parlajmërim të fortë e lëshoi Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris.

Duke folur për Skai TV, Plevris shtoi se nisur që nga 7 Shkurti, do të  duhet një vaksinë përforcuese për t’u konsideruar plotësisht i imunizuar.

Greqia lehtësoi të hënën në disa sektorë të rëndësishëm që deri më tani ishin të paralizuar, të tillë si sektorët e hoteleri-turizmit dhe argëtimit.

Siç deklaroi ai, në vend masat janë zbutur kjo sepse transmetueshmëria e variantit ‘Omicron’ është e pakontrollueshme dhe sipas tij edhe nëse merren masa  përhapja e tij sërish nuk do të ndalet.

Masat e reja në Greqi do të vlejnë deri më 7 Shkurt në orën 6 të mëngjesit, më pas do ketë një rishikim të tyre nga autoritetet greke.