Zyrtarë të qeverisë në Malin e Zi do të merren në pyetje për sekuestrimin e rreth 500 kg kokainë.

Sipas njoftimeve për seancën, komisioni do të dëgjojë kryeministrin Zdravko Krivokapiç dhe zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviç, transmeton RTCG. Është paralajmëruar seancë dëgjimore për drejtorin e Drejtorisë së Policisë dhe Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Zoran Brdjanin dhe Dejan Vuksic, si dhe përfaqësues të prokurorisë.

Vendimi për seancën kontrolluese për sekuestrimin e rreth 500 kilogramë kokainë është marrë njëzëri në seancën e mëparshme të Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Punonjësit e kompanisë “Volija” me qendër në Podgoricë gjetën kokainë në pako me banane në magazinën e kompanisë më 12 janar, të cilën e denoncuan në polici. Drejtoria e të Ardhurave dhe Doganave njoftoi se anija me banane ka lundruar drejt portit të Tivarit më 2 janar.