Donald Veshaj  ka dëgjuar sot për herë të parë këngën që Beatrixa i ka dedikuar dashurisë së tyre që lindi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Ai fillimisht nuk e dalloi se ishte dedikim për të, por kur dëgjoi frazën “Edhe pak ditë kanë me na nda, ne shumë shpejt kemi me u pa”, u emocionua.

“Të lutem vëlla i madh dhe një herë, të lutem”, tha Donaldi. Ndërkohë që kënga u trasmetua edhe një herë dhe ai e shijoi.

Pas këtij momenti ka reaguar edhe Trixa, e cila e ka postuar këtë moment në Instastory duke shkruar se mezi po pret momentin që të takohen.

“Edhe pak ditë…”, ka shkruar ajo përmbi video.