Një lajm tragjik vjen për familjen Duka. Disa javë pas vdekjes së poetit të njohur Arben Duka, vjen lajmi se ndarjes nga jeta të djalit Denis Duka.

Denis Duka, i biri i Arben Dukës vetëm 35 vjeç ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një infarkti. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij të shumtë në rrjete sociale.

Në rrjetet sociale miqtë dhe të afërmit e Denisit kanë dhënë këtë lajm kaq të rëndë, duke ngushëlluar familjarët për këtë humbje. Denis Duka ishte i martuar, kishte një vajzë dhe jetonte prej vitesh në SHBA.

Poeti Arben Duka vdiq në 14 dhjetor të vitit 2021. Ai pësoi një arrest kardiak.