Sara dhe Lori Hoxha, nëpërmjet një interviste, i dhanë përgjigje pyetjeve më të shpeshta në lidhje me programin “Big Brother Vip Albania”. Ka disa teori konspirative që qarkullojnë në rrjet, duke filluar nga i preferuari i produksionit, e deri tek fituesi, që është i përcaktuar që pa nisur emisioni. Por, Sara dhe Lori i hodhën poshtë këto teori duke thënë se pëlqimi i publikut është mjaft i dukshëm.

Iliri është i preferuari i produksionit?

Lori– Ka disa nga produksioni që e kanë më qejf, por janë aq profesionistë sa nuk e transmetojnë këtë pjesë në punë.

Sara– Sigurisht që kemi të preferuarit tanë.

Donaldi është i preferuari i produksionit?

Lori– I preferuari i disave, jo i të gjithëve, por prapë janë profesionistë.

Fituesi është përcaktuar që në fillim të programit?

Lori– Pse duhet të përcaktosh një fitues që në fillim? Nëse publiku nuk e do duket ajo. Po ta kisha përcaktuar unë do kishte dalë që në fillim (qesh).

Familjarët dhe miqtë që vijnë u japin informacion banorëve?

Sara– Japin informacion, i shpërqëndrojnë, kjo nuk i bën mirë. Familjarët i duan, nuk ke si i thua mos jep mesazhe.

Lori– Ata duan diçka që t’i ndhmojnë, i ka marrë malli.

Ka banorë të infiltruar nga produksioni?

Lori– Budallallëku më i madh që kam dëgjuar ndonjëherë. Ata jo të infiltruar dhe po japin informacion, jo të ishin dhe të infiltruar.

Banorët komunikojnë me telefon?

Po, po me makinën llogaritëse.

Janë Sara dhe Lori “Vëllai i madh”?

Lori– Jo, sigurisht që nuk jemi ne “Vëllai i madh”. “Vëllai i madh” është një ekip i tërë, një skuadër e madhe.