Dëmi i bërë gjatë vitit të kaluar është mbi 3 milionë denarë dhe në të janë të përfshirë edhe persona të tjerë, thonë për OhridPress nga kompania e dëmtuar e Ohrit, pasi sot u njoftua se një 32-vjeçare nga Ohri ka përvetësuar mbi 1.1 milionë denarë nga kompania ku ajo punonte.
 
Për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shmangie”, SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër 32-vjeçarit A.L. nga Ohri.
 
Ajo si person përgjegjëse në një market që ndodhet në rrugën “Goce Dellçev” në Ohër, për një kohë të gjatë ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme mjete, pronë e personit juridik, të cilat i janë besuar për punë. Kështu, sipas dokumentacionit financiar të dorëzuar nga pronari i personit juridik, i raportuari ka shkaktuar dëm material prej 1.182.022 denarë, thuhet në njoftimin zyrtar nga SPB Ohër. 
 Nga kompania shtojnë se sipas analizave të tyre, mesatarisht në ditë janë vjedhur rreth 10.000 denarë dhe pyesin se pse ndaj këtij personi nuk është caktuar masë paraburgimi.