Policia në Elbasan ka habitur me njoftimin që ka bërë me drejtuesit e automjeteve.

Më transparente nuk ka ku shkon më.

Ajo ka treguar vendin dhe orën se ku do të vendoset pajisja intelegjente për efekt kontrolli.

‘Ju njoftojmë se më datë 04.02.2022, në orën 15:10, në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, në afërsi të servis “Kadiu”, nga specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimin Taksforcë Tiranë, do të ngrihet pikë kontrolli me pajisje inteligjente, me kohëzgjatje 1 orë.’, citon njoftimi i policisë.

Ky aks rrugor është një nga më të rrezikshmit në Shqipëri. Vetëm pak ditë më parë një grua u aksidentua për vdekje pasi u hodh në ajër nga një automjet.