Një koincidencë e habitshme ka ndodhur dje në seancën gjyqësore ndaj Saimir Tahirit.

Personi që i vuri prangat ish-ministrit pas vendimit të Apelit, ishte një person të cilin vetë Tahiri e “internoi”, kur mbante postin e ministrit të Brendshëm.

Edmond Rizai është oficeri i policisë që ekzekutoi ditën e djeshme vendimin për prangosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, pasi Apeli i GJKKO e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg.

Rizai dhe Tahiri kanë një të shkuar së bashku, pasi dikur Saimir Tahiri e ‘internoi’ duke e hequr nga post i shefit të OFL dhe duke e çuar në Akademinë e Policisë.

Sot ai drejton “Drejtorinë e Hetimit” në Policinë e Shtetit, drejtori e cila kreu mbrëmjen e së premtes arrestimin e ish ministrit Tahiri, në sallën e gjyqit.

Edmond Rizai ishte kandidat potencial me Gledis Nanon për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, ndërkohë që ka mbajtur poste drejtuese për një kohë të gjatë që nga shef komisariati deri te zv/ drejtor dhe drejtor i hetimit të krimit.