Këshilltari për Media i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, njofton se pas pak do të ketë një prononcim nga Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i Kreut të Shtetit, i cili po ndjek seancën në Gjykatën Kushtetuese.

“Për marrëzinë më të fundit të Kuvendit të ri, që ndjek me besnikëri të plotë rrugën e manipulimit dhe falsifikimit të provave nga Kuvendi njëpartiak, pas pak Këshilltari i Presidentit për Çështjet Ligjore, z.Bledar Dervishaj do të japë një prononcim live nga Institucioni i Presidentit të Republikës”, shkruan Blushi.

Ndërkohë në Gjykatën Kushtetuese është ndërprerë seanca ku shqyrtohet kërkesa e Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit.