Petraq Përmeti mbeti viktime e aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Korçë-Pogradec.

Sipas hetimeve të policisë, viktima ka dalë nga një lokal dhe ka qenë duke ecur në buzë të rrugës, kur makina që drejtohej nga Skerdi Konica e ka goditur duke e tërhequr zvarrë për disa metra në rrugë.

I moshuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat e aksidentit.