Në limitin e merkatos së dimrit, Barcelona nënshkroi me Pierre-Emerick Aubameyang, sulmues që erdhi nga Arsenali. Pjesë e kombëtares së Gabonit, futbollisti debutoi me Barçën në ndeshjen e fundit të La Liga-s në “Camp Nou” kundër Atlético Madrid.

Skuadra e Xavi Hernández mori një fitore të vështirë ndaj Atletico Madridit. Të enjten, ekipi i parë katalanas është rikthyer në stërvitje me synimin për derbin e radhës në kampionat kundër Espanyolit këtë të diel.

Një nga të parët që mbërriti në “Ciutat Esportiva” ishte Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi mbërriti në bordin e Ferrari 488 GTB të tij spektakolar. Një makinë luksoze që gabonezi e bleu disa vite më parë dhe i ka kushtuar asgjë më pak se rreth 400 mijë euro.

Sidoqoftë, nuk është e vetmja “bishë” që Aubameyang ka në koleksionin e tij të gjatë të makinave. Futbollisti i Barcelonës mund të mburret se ka në posedim makina të tjera si “Lamborghini Aventador”, “Ferrari 812 Superfast” dhe “Range Rover Sport Mansory”.