Emisioni investigativ “Stop” solli dje një problem me tamponët, që kryhen në laboratorët privatë, për të mundësuar lëvizjen jashtë Shqipërisë.

Këtë radhë kamera e fshehtë e “Stopit”, ka treguar sesi merret përgjigja e tamponit negativ, pa bërë fare testin PCR, për të shkuar në Maqedoni.

BISEDA:

Qytetari: Si kaluat? S’ka njeri?

Sanitarja: Lola hajde!

Laboratori: Urdhëro!

Qytetari: Si kalove?

Laboratori: Mirë! Si je?

Qytetari: Bëni teste kështu, për Covid-in?

Laboratori: Për çfarë? Për të dalë jashtë?

Qytetari: Hë, këtu në Bllatë!

Laboratori: Në Maqedoni? Jo nuk bëjmë për momentin.

Qytetari: Po kush bën ktu?

Laboratori: Bëjmë ne bëjmë, po për nja një orë nuk bëjmë dot, sepse nusja, që i bën, është jashtë. Sa ka dalë tani.

Qytetari: Presim ndonjë orë e të vijmë?

Laboratori: Po patjetër! Për një orë kthehet, është.., sa ka dal vetë në doganë, se nuk bëhet, se të biesh kontraditë, a e kupton me vulën e asaj të marrësh “PCR” këtu kupton?

Qytetari: Sa lekë bën?

Laboratori: 10 mijë lekë!

Qytetari: 10 mijë lekë?

Laboratori: Analizë “PCR”, po!

Qytetari: Ça të duhet tani? Pasaportë?

Laboratori: Vetëm karta!

Qytetari: Karta?

Laboratori: Po!

Laboratori “Egis” në Maqellarë u ka shitur 4 qytetarëve përgjigjet e testit të pakryer për 10 mijë lekë të vjetra.

Qytetari: Si je? Bashkë folëm në telefon?

Laboratori: Po!

Qytetari: Si je ti?

Laboratori: Për Maqedoni i deshe?

Qytetari: Ehh vetëm testin duam! Testin! Jemi nja 4 veta.

Laboratori: Po pra duhet ta bëjmë pak..!

Qytetari: Ça të duhet për..?

Laboratori: Karta e identitetit e personit!

Qytetari: Një sekondë! M’i kanë nisur mua ata..? Atëherë është kjo goca! Mbaji shënim! A t’i nis me kështu?

Laboratori: Hë, se u bëj foto, se duhen këto teknike!

Qytetari: Ky djali, na më humbi, se ishte edhe nji tjetër, hë ja ky. Sa bëjnë këto tani të tëra?

Laboratori: Sa bëjnë, 10 mijë lekë nji, kushton për Maqedoni.

Qytetari: Për Maqedoni i kemi, o burrë!

Laboratori: Po!

Qytetari: 10 mijë lekë!

Laboratori: Po i ke personat? Ku janë personat?

Qytetari: Poshtë!

Laboratori: Po të vijnë këtu, të marr pak te hunda!

Qytetari: Hë?

Laboratori: Të vijnë, t’u marr pak te hunda!

Qytetari: Po ata janë ulur, po hanë. Hë burrë, hë mo, e bëj unë në vend të atyre!

Laboratori: Ulu pak!

Qytetari: Ku të ulem?

Laboratori: Këtu!

Qytetari: Tani me këtë kalojmë ne? Nuk na thonë gjë ata?

Laboratori: Në Maqedoni po!

Qytetari: Po aty s’kishte asnjë atje, o burrë!

Laboratori: Ku?

Qytetari: Aty!

Laboratori: Në doganë?

Qytetari: Eh, si ka mundësi?

Laboratori: S’ka mo, se s’ka punë. Nja çerek ore do të vonojë.

Qytetari: Hë..?

Laboratori: Për çerek ore do të vonojë.

Qytetari: Po të pres këtu vërdallë.

Laboratori: Po, prit!

Qytetari: Po pi noi cigare këtu po hë, se kam lënë makinën këtu e parkova aty dhe…

Një situatë e tillë vë në rrezik shëndetin e qytetarëve, por edhe lëvizjen e shqiptarëve, pasi klasifikohemi në vendet e pasigurta për kontrollin e kufijve.