Arbër Hajdari është përfolur shumë si rrjedhojë e rolit të tij si analist në reality show-n “Big Brother VIP Albania”, ku është cilësuar për qendrimet e tij objektive e kritike.

Ndërkohë, ditën e sotme, më datë 16 shkurt, Arbri ka festuar ditëlindjen e tij të 28-të.

Kështu, të gjithë miqtë e të afërmit e tij e kanë uruar nëpërmjet ‘story’-ve në “Instagram”, duke treguar vlerësimin e madh që kanë për të.

Një ndër to ka qenë dhe moderatorja e “Big Brother VIP” Arbana Osmani e cila ka publikuar disa foto së bashku me Arbrin.

“Happy birthday @arberhajdari, ke qenë super opinionist por sëipe për të mësuar kush do të të zëvëndesojë vitin tjetër”- ka shkruar ajo.

Arbri është përgjigjur duke e falenderuar për energjinë e saj pozitive.

“Arbana, faleminderit shume per urimin, faleminderit dhe per gjithe energjine positive qe te karakterizon”- është përgjigjur ai.

Ndërkohë, në fund të postimit shfaqet një video regjisorit Eduart Grishaj dhe Sara Hoxhës të cilët janë ulur në panelin e studios. Me shaka ajo thotë se ata do ta zëvëndësojnë Arbrin vitin e ardhshëm