Hidhen në protestë taksitët e Elbasanit. Shkak për ndërmarrjen e këtij hapi janë bërë një sërë problematikash që sipas tyre nuk kanë gjetur zgjidhje. Rritja e çmimit të naftës i ka vënë vulën të gjithave.

Taksistët kërkojnë ndryshimin e tarifave të shërbimit të cilat janë vendosur që në vitin 1998 kur çmimi i naftës ishte 50 lekë për litër e sot ka shkuar në 200 lekë për litër. Kryetari i Sindikatës së Taksistëve Elbasan, Florenc Muho, u shpreh se ‘taksistët ndëshkohen nga policitë bashkiake për pasagjerët që marrin në kthim dhe se kjo çështje kërkon zgjidhje e bashkëpunim ndërinstitucional’.

Gjithashtu është kërkuar nga Drejtoria Vendore e Tatim Taksës verifikim i taksive të cilat kanë pezulluar aktivitetin dhe punojnë ilegalisht. Ka mjaft persona që punojnë si taksistë në ilegalitet duke mos u regjistruar fare në tatim- taksë apo si biznese vetjake.

Një tjetër problem i ngritur janë edhe taksitë e zonave rurale që vijnë në qytet dhe që nuk respektojnë asnjë vendqëndrim.

Po ashtu edhe furgonat taksi janë kthyer në shqetësim pasi askush nuk ndërhyn, ndërkohë që marrin pasagjerë dhe ushtrojnë aktivitet duke mos respektuar vendimet e këshillit bashkiak.

Taksisntët e Elbasanit deklarojnë se kanë njoftuar disa herë Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Drejtorinë e Transportit, Drejtorinë e Tatim-Taksave, Drejtorinë e Policisë Bashkiake, Sektorin e qarkullimit rrugor në Policinë e Shtetit, Krimin Ekonomik etj, por askush nuk ka ndërhyrë deri më tani.

Pasi kanë ndjekur të gjithë hapat dhe askush nuk u ka zgjidhur problemin, taksistët janë hedhur në protestë. Ata kërcënojnë se do ta përshkallëzojnë protestën editët e ardhshme