Mbretëresha Elizabeth, e Britanisë së Madhe, ka rezultuar pozitive për COVID-19. Pallati mbretëror njofton se ajo po përjeton simptoma të lehta deri më tani.

“Mbretëresha ka rezultuar pozitive sot për COVID. Madhëria e saj po përjeton simptoma të lehta të ftohjes. Ajo do të vazhdojë të marrë kujdes mjekësor dhe do të ndjekë të gjitha udhëzimet e duhura”, tha pallati në një deklaratë.

Mbretëresha 95-vjeç, kishte qenë në kontakt me djalin dhe trashëgimtarin e saj të madh, Princin e Uellsit, i cili rezultoi pozitiv javën e kaluar.

Njoftimi vjen disa javë pasi Mbretëresha u bë monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, duke arritur jubileun e saj Platinum prej 70 vjetësh më 6 shkurt.

Ajo kreu angazhimin e saj të parë të madh publik për më shumë se tre muaj në prag të jubileut, duke takuar punonjës të bamirësisë në Sandringham House.

Korrespondenti i BBC-së, Nicholas Witchell, tha se mund të konsiderohet absolutisht e sigurt që Mbretëresha është vaksinuar plotësisht.

Më 9 janar 2021, u njoftua se Mbretëresha kishte marrë vaksinën e saj të parë Covid.