Një aksident raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Korçë. Siç raportohet një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfundur e përmbysur në një lagje të qytetit në afërsi të Drejtorisë së Policisë, një zonë kjo e banuar.

Në mjet ndodheshin dy persona të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa marrë dëmtime. Ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.