Gjermania do të dërgojë 1000 armë antitank dhe 500 raketa tokë-ajër “Stinger” në Ukrainë, konfirmon qeveria në Berlin.

Masa shënon një ndryshim të madh nga politika e saj e kahershme e ndalimit të eksporteve të armëve në zonat e konfliktit.

“Në këtë situatë, është detyra jonë të mbështesim Ukrainën me të gjitha mundësitë tona në mbrojtjen e saj kundër ushtrisë pushtuese të Vladimir Putinit”, thotë kancelari Olof Scholz.

“Sulmi rus shënon një pikë kthese. Është detyra jonë të bëjmë çmos për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër ushtrisë pushtuese të Putinit. Kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë 1000 armë antitank dhe 500 raketa Stinger miqve tanë në Ukrainë.” thotë kancelari Olof Scholz.