Kievi ndodhet nën makthin e pushtimit. Bombardime, krisma armësh dhe goditje me raketa janë regjistruar gjatë natës.

Orët e fundit është goditur me raketë një depo nafte në Vasylkiv, një qytet në afërsi të Kievit.

Kryebashkiakja e qytetit, Nataliia Balasynovych, ashtu edhe këshilltari i qeverisë Anton Geraschenko, kanë konfirmuar sulmin.

Pamjet në mediat sociale tregojnë flakë të mëdha që shpërthejnë nga terminali.

Në ditën e katërt të luftimeve, Ukraina vijon që të rezistojë, pavarësisht tentativave të ushtarëve rusë për të marrë nën kontroll Kievin, ku janë përqëndruar dhe më së shumti luftimet