Elon Musk thotë se satelitët Starlink të SpaceX tani janë aktivë mbi Ukrainën pas një kërkese nga udhëheqja e vendit të luftuar për të zëvendësuar shërbimet e internetit të shkatërruara nga sulmi rus. Pushtimi rus ka lënë pjesë të vendit pa internet, ndërsa SpaceX ka lëshuar mijëra satelitë komunikimi për të sjellë brezin e gjerë në zona të vështira të botës për t’u arritur.

“Shërbimi Starlink tani është aktiv në Ukrainë. Më shumë terminale gjatë rrugës,” shkroi sipërmarrësi në Twitter të shtunën.

Masa erdhi pasi zëvendëskryeministri i Ukrainës i kërkoi Musk t’i ndihmonte, pasi sistemi SpaceX nuk kërkon kabllo me fibra optike raporton gazeta “The Independent”. Përdoruesit në tokë aksesojnë sinjalet me brez të gjerë që transmetohen përsëri në tokë duke përdorur një komplet të shitur nga SpaceX. SpaceX ka lëshuar më shumë se 2,000 satelitë Starlink në orbitë që nga viti 2018, dhe planifikon që përfundimisht të ketë deri në 12,000 si pjesë e rrjetit të saj të internetit me shpejtësi të lartë.

Zoti Fedorov e falënderoi Elon Musk për veprimin e tij të shpejtë në Twitter .

“Terminalet Starlink po vijnë në Ukrainë! Faleminderit (Elon Musk), faleminderit të gjithëve që mbështetët Ukrainën!” postoi ai në Twitter.

Fedorov gjithashtu i ka bërë thirrje Facebook, Instagram, YouTube, Netflix dhe Google që të bllokojnë llogaritë ruse në përgjigje të pushtimit. “Ne kemi kërkuar gjithashtu (Netflix) mbështetjen. Ne u apeluam atyre që të bllokojnë aksesin e Federatës Ruse në Netflix dhe të mbyllin përmbajtjen ruse. Ne besojmë se ju kujdeseni. Le të ndalojmë këtë luftë të përgjakshme të turpshme!”. postoi ai në Twitter.