Ardit Çuni është një nga ish-banorët e “Big Brother VIP” që i thotë mendimet e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këngëtari i njohur u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri më 5 tetor të vitit të kaluar, për t’u eliminuar më pas dy herë.

Mbrëmjen e djeshme në post BB VIP, Arditi ka komentuar një nga ngjarjet më të diskutuara jashtë shtëpisë, lidhjen e Donald Veshajt me Beatrix Ramosajn pak kohë pas puthjes së tij me Bora Zemanin.

Çuni shprehu hapur pakënaqësinë e tij ndaj ish-banorëve, të cilët fillimisht mbështetën dashurinë e aktorit të humorit dhe moderatores së njohur, duke e këshilluar Donaldin që të tregohej i kujdesshëm dhe mos ta humbte dashurinë e tij. Ndërsa më pas u afeksionuan me marrëdhënien e Veshajt me Trixën, që e mbështetën gjatë gjithë rrugëtimit të tyre.

Ai tha se i dukej pafytyrësi nga ana e banorëve që sipas tij, u shtirën për pëlqimin e lidhjes së aktorit të humorit me Beatrix.

“Unë me thënë të drejtën nuk kuptoj pafytyrësinë tuaj në këtë rast, që kur ka qenë Bora aty brenda ju keni qenë ata që i keni shkuar Donaldit: ‘puthe, puthe, mbaje, tërhiqe, mbaje lidhjen etj’, dhe pastaj çuditërisht një ditë të bukur na dolët sikur pëlqeni Beatrixën dhe lidhjen me Donaldin,” u shpreh Arditi.