Tronditet boto e sportit. Një nga lojtarët më të mëdhenj të kriketit në histori, ka vdekur nga një atak i dyshuar në zemër në moshën 52-vjeçare.

Lojtari australian, Shane Wrane, u gjet pa shenja jete në vilën e tij në Tajlandë dhe nuk mundi të shpëtohej “megjithë përpjekjet më të mira të stafit mjekësor”, thuhet në një deklaratë.

“Familja kërkon privatësi në këtë moment dhe do të japë detaje të mëtejshme në kohën e duhur.”

Warne njihet si një nga pesë lojtarët më të mirë të Kriketit të Wisden të shekullit të 20-të.