Një sherr mes adoleshentëve ka ndodhur në Gjirokastër.

Nga pamjet e publikuar duket se gjashtë adoleshentë dhunojnë dhe grushte e shkelma bashkëmoshatarin e tyre.

Fillimisht të rinjtë e rrethojnë bashkëmoshatarin, teksa i tregojnë diçka në celular dhe më pas nisin të qëllojnë në grup.

Edhe pasi ai është rrëzuar kanë vijuar ta gjuajnë me shkelma e grushte.

Nga audio e videos dëgjohet edhe i dhunuari teksa u kërkon falje dhe u bën thirrje të ndalojnë.

Por dhuna ndaj tij ka vijuar për disa sekonda, ndërsa motivet e sherrit nuk dihen ende.