Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në periferi të qytetit të Elbasanit. Burime jo zyrtare bënë me dije se një person në fshatin Hajdaran ka rënë me biçikletë në një kanal dhe ka humbur jetën.

Sipas burimeve, viktima mësohet se është shtetasi Xhevahir Qefa, 56 vjeç, banues në Shushicë , 8 km larg Elbasanit.

Ndërkohë po hetohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.