Sipas Reuters ylli i basketbollit amerikan, Brittney Griner është arrestuar në Rusi.

Brittney Griner, një nga basketbollistet me te mira të Amerikës, thuhet se është arrestuar nga autoritetet e Shërbimit Federal të Doganave Ruse në një aeroport afër Moskës.

Shërbimi Doganor konfirmoi se “e arrestuara është një basketbolliste profesioniste” e cila luajti në Shoqatën Kombëtare të Basketbollit të Grave dhe fitoi dy medalje të arta olimpike me Shtetet e Bashkuara në një deklaratë të lëshuar të shtunën, por nuk bëri të ditur emrin e lojtarit.