Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kamëz. Djali godet me thikë nënën e tij.
Ajet Sina, nga Burreli, ka qëlluar me thikë nënën Sofie Sina.
Gruaja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.