Ambasadorët e BE, kanë rënë dakord të shqyrtojnë ofertat e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë, për t’u bashkuar në familjen Evropiane.

Në një postim në Twitter të hënën, Presidenca franceze e BE-së tha se 27 Përfaqësuesit e Përhershëm të Vendeve Evropiane kishin rënë dakord të ftojnë Komisionin Evropian të paraqesë një opinion për secilën prej aplikimeve për anëtarësim në BE të paraqitura nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia.

Ky fillon një proces që mund të marrë vite për të përfunduar përpara se të tre vendet ish-sovjetike të konsiderohen vende kandidate për t’u bashkuar me BE.
Vendet që dëshirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian duhet të përmbushin “kriteret e anëtarësimit”, të cilat përfshijnë reforma komplekse sociale, ligjore dhe politike dhe janë “kushte thelbësore që të gjitha vendet kandidate duhet të plotësojnë për t’u bërë një shtet anëtar”, sipas rregullave të BE-së.

“Kapaciteti i BE-së për të absorbuar anëtarë të rinj”, është gjithashtu pjesë e konsideratës për lejimin e vendeve të reja për t’u bashkuar me bllokun.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha në një postim në Tëitter të hënën se oferta e anëtarësimit të Ukrainës do të diskutohet në “ditët e ardhshme”.