Kremlini thotë se është i gatshëm të ndalojë sulmin e tij “në një moment” nëse Ukraina plotëson një listë kërkesash , duke përfshirë njohjen e Krimesë si territor rus dhe njohjen e republikave separatiste të Donetskut dhe Luhanskut si territore të pavarura. Gjithashtu kërkesë e panegociueshme deri në këto momente mbetet mosantarësimi i Ukrainës në NATO.

Pra, a po shqyrton Putin strategjinë e daljes së Rusisë nga sulmi i saj ndaj Ukrainës? Dhe cilat janë opsionet e tij për t’i dhënë fund luftës?

David Mercer, reporter i punëve të brendshme i SKYNEWS, bën një analizë të situatës dhe jep versionin e tij për strategjinë që po ndjek Putin.

Dr Chris Tuck, një ekspert në konflikt dhe siguri nga King’s College në Londër, thotë për Sky Neës se Putin tani ka tre opsione pasi dështoi të marrë shpejt kontrollin e Ukrainës.

1. Përshkallëzimi i veprimeve ushtarake – duke përfshirë përdorimin e mundshëm të armëve kimike ose bërthamore

Tuck thotë se tashmë ka pasur elementë të përshkallëzimit të veprimeve ushtarake të Putinit me përdorimin e tij në rritje të fuqisë së zjarrit – por ai mendon se përdorimi i armëve kimike ose bërthamore “nuk është në plan”.

2. ‘Zgjatja’ me ‘Planin Anaconda’

Tuck thotë se Putin aktualisht po ndjek një strategji “zvarritjeje” duke kryer operacione ushtarake metodike për të rrethuar qendrat kryesore të rezistencës “dhe shpreson që morali ukrainas të dështojë”.

3. Negocimi i një marrëveshje paqeje

Dr Tuck thotë se një marrëveshje paqeje e negociuar nuk ka gjasa në këtë fazë “sepse Putini e ka lidhur veten aq shumë, në aspektin politik, me suksesin e këtij operacioni”.