Ukraina vazhdon të mbetet në një situatë të vështirë për shkak të luftës.

Këto janë ngjarjet kryesore të orëve të fundit:

Mariupol – Rreth 200,000 njerëz shpresojnë të largohen nga qyteti port jugor, ku situata është një nga më të dëshpëruarat.

Qyteti ka mungesë të ujit, ushqimit dhe energjisë, dhe rrjetet telefonike janë të ndërprera. Spitalet po përballen me mungesë të mëdhe të antibiotikëve dhe ilaçeve dhe mjekëve u është dashur të kryejnë disa procedura urgjente pa ato.

Njerëzit po këshillohen nga policia që të qëndrojnë në strehimore derisa të dëgjojnë mesazhe zyrtare të transmetuara nga altoparlantët për t’u evakuuar.

Kiev – Në kryeqytet, ushtarët dhe vullnetarët kanë përdorur thasë me rërë, goma të grumbulluara dhe kabllo me thumba për të ndërtuar qindra postblloqe.

Një autokolonë ruse mbetet jashtë Kievit ndërsa forcat përgatiten të rrethojnë qytetin.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha: “Çdo shtëpi, çdo rrugë, në çdo pikë kontrolli ne do të luftojmë deri në vdekje nëse është e nevojshme”.

Rajoni i Kievit – Në qytetet jashtë Kievit, betejat e ashpra kanë vazhduar – veçanërisht rreth Bucha, Hostomel, Vorzel dhe Irpin.

Në qytetin e vogël të Horenka, granatimet e bënë një zonë pluhur e hi.

Kharkiv – Qyteti me 1.4 milionë banorë po vazhdon të shohë granatime të rënda që synojnë blloqe banesash.

Mykolaiv – Forcat ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre dhe kanë hapur zjarr ndaj zonave të banuara.