Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Tiranë jane duke u organizuar disa aktivitete, me fokus të drejtat e grave.

Nje proteste në formen e marshimit është duke u zhvilluar pranë kryeminstrisë ku përmes pankartave me mbishkrimet “Mundësi, barazi, zgjedhje”, “Riprodhim social: Punë e padukshme për femijët , shtëpinë , burrin “, etj, gratë pjesëmarrëse kanë kërkuar më shumë vëmendje nga institucionet shtetërore për të drejtat e tyre.

Një prej grave aktiviste shprehet ““Duam që vajzat të edukohen si të barabarta, të vendosin vetë për veten e tyre dhe shteti ti mbështesë duke ofruar garanci për tu ndiere të barabarta në shoqëri”