Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Administratori”. Në pranga është vendosur një shtetas, si dhe është proceduar penalisht bashkëpunëtorja e tij.

59-vjeçari K. M., me detyrë administrator i një kompanie në Tiranë, nga viti 2018 deri në 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur 28 milionë lekë të rinj nga të ardhurat e kompanisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Administratori”, i zhvilluar nga Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihet në pranga një shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.

Procedohet penalisht bashkëpunëtorja e tij.

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Administratori”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit K. M., 59 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ushtrimit të detyrës si administrator në një kompani private, për një periudhë 3-vjeçare, nga viti 2018 deri në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur 28 milionë lekë të rinj nga të ardhurat e kompanisë.

Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni, u procedua penalisht bashkëpunëtorja e tij, shtetasja N. Gj., me detyrë ekonomiste.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.