Rusia ka kërcënuar me mbylljen e tubacionit të saj kryesor të gazit për Gjermaninë. Evropa mbështetet te Rusia për rreth 40% të gazit të saj, ndaj dhe “BBC” ngre pyetjen se çfarë ndodh, nëse ai furnizim ndërpritet?

Eksperti i industrisë, Tom Marzec-Manser, thotë se ndikimi i menjëhershëm do të ishte “çmime tepër të larta”.

Por, ai argumentoi se Rusia nuk do të jetë në gjendje ta çojë të njëjtin gaz në një treg tjetër, siç është Kina, duke pasur parasysh natyrën e sistemit të tubacionit, kështu që ‘do të ishte e dëmshme edhe për të ardhurat e saj”.

“Problemi i vërtetë është se opsionet për furnizimet shtesë të gazit në Evropë janë vërtet të pakta”, thotë eksperti, kreu i analitikës së gazit në ICIS.

Ai i tha “BBC” se eksportuesit e gazit si Alergjia dhe Norvegjia kanë kapacitet, kështu që do të kërkonte që ekonomia globale “si Kina, Japonia dhe Koreja” të bien dakord të marrin gaz natyror të lëngshëm, në mënyrë që t’i japin furnizime shtesë. Por, as atëherë nuk do të kishte një zgjidhje të plotë të problemit për Evropën”.