Protesa e paralajmeruar nga avokati Adriatik Lapaj prej disa ditesh sapo ka nisur përballë kryeminstrisë.

Aktivistë të shoqërisë civile dolën pasditen e sotme në rrugën para Kryeministrisë në proteste kundër rritjes së çmimeve.

Protestës i jane bashkuar edhe qytetarë të Tiranës, të cilët protestuan kundër rritjes së çmimit të ushqimeve të shportës dhe karburantit i cili ka arritur në nivele të pa përballueshme.

Nëpërmjet pankartave sic shihet edhe në foto qytetarët ironizojnë duke përcjellë mesazhe si : “Duhen tre rroga për të përballuar jetesën në Shqipëri”

Ndërsa, një i moshuar i ka quajtur politikanet e Shqiperise “kriminela” duke u shprehur se :.

“Mafia e Edi Ramës dhe e politikanëve Shqiptarë, na  kanë pushtuar vendin më para të pista dhe me drogë pa masë. Këta janë përgjegjësit ,këta jane njerzit më te poshtër dhe më keqberes te popullit shqiptar”

Qytetarët i kanë bërë thirrje qeverisë  që mos të lejojë me ngritjen e çmimeve.

Lajm në përditësim…