Prej orës 17:00 ka nisur protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.

Në protestë janë të pranishëm dhe figura të njohura të ekranit.

Mes tyre është dhe aktori i humorit Florian Binaj, i cili ka thënë se çdo gabim që bën qeveria e paguajmë ne, populli.

Ai shprehet gjithashtu se “Nëse Shqiptarët bashkohen mund të ulin taksat dhe të marrin atë që meritojnë”