Ish. zvkryeministri Erion Braçe ka dalë kundër deklaratave të kryeministrit Edi Rama se qeveria nuk mund të ndërhyjë në treg për të ulur çmimin e naftës.

Në një postim në rrjetet sociale, teksa thekson se protesta nuk duhet të bëhet politike, Braçe thotë se çështja e naftës dhe ndikimi i saj në ekonomi është thelbësor për shoqërinë shqiptare. Braçe thotë se zgjidhja e kësaj çështje duhet të bëhet nga “ne”, duke kuptuar qartë qeverinë që drejtohet nga socialistët.

POSTIMI I PLOTE:

JO JO JO! JO PER KETA NE “PRORESTE”! CESHTJEN E NAFTES, CMIMIT TE SAJ, DUHET TA ZGJIDHIM PER ATA QINDRA MIJERA TE TJERE, TE HESHTUR QE PRESIN NGA NE! Ceshtjen e NAFTES e cmimit te saj, duhet ta zgjidhim per ndikimin e forte ne ekonomine kombetare e familjare; Per PUNETORET e BUJQIT, ekonomine dhe punen e tyre; Per TE VARFRIT e TE MESMIT, mundesine, cilesine, standardin e JETES se tyre! Jo per keta ne foto; Mes tyre ka nje kontributore te rendesishme, vendimmarrese ne grabitjen disa vjecare te PASURISE SE DYTE ME TE MADHE KOMBETARE NE NAFTE; Jo per nje civilist, me heret nje HAJDUT BANAL E PARTIAK ne sektorin publik, rregullator edhe ne NAFTE, ne krye te protestes ky; Jo per nje grusht banditesh me ROLEX 10 MIJE EURO ne dore e ngrohur nga xhupa 1000 EURO ne trup qe ndotin cdo proteste legjitime! Kurre per keta! Per te varfrit, punetoret, bujqit, te mesmit!

Reagimi vjen një ditë pas protestës masive që u zhvillua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Aktualisht nafta në vend ka kapur nivele rekord historike dhe po shitet me 275 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Qeveria ka ngritur ‘duart’. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku këshilluan qytetarët që të nisnin kursimin, pasi nuk ndërhynin dot në treg për të ndryshuar çmimet.