Rrëmbehet kryebashkiaku i Melitopolit. Autoritetet ukrainase raportojnë se kryebashkiaku i qytetit të Melitopolit është rrëmbyer ditën e sotme nga trupat ruse.

Këshilltari i ministrit të Brendshëm, Anton Gershchenko njoftoi në kanalin e tij në Telegram se Ivan Fedorov është rrëmbyer në qendër të qytetit teksa po shpërndante ndihma humanitare për popullin e tij.

Ai tha se kryebashkiaku u rrëmbye nga një grup prej dhjetë rusë të cilët i vendosën një qese plastike në kokë.