Rinis protesta në Durrës.

Përmes rrjeteve sociale, sot është paralajmëruar protestë masive në akset dhe zonat kryesore të qytetit.

Qytetarët kanë vërshuar në rrugë dhe kanë bllokuar zonën e njohur si “Stacioni i Trenit”, e cila është tejet e frekuentuar në këtë orar.

Policia nga ana e saj ka marrë masa duke vendosur patrulla police ne cdo rruge kryesore, rrethrrotullim dhe hyrje-dalje në autostraden Tiranë-Durrës. Numri i policeve është i lartë dhe kanë marre kontrollin e rrugëve. Te shumte në numër janë edhe policët civilë.