Sapo ka mbaruar mbledhja e parë e Bordit Kombëtar të Menaxhimit të Hidrokarburëve. Mësohet se është vendosur që çmimi i sotëm në treg i naftës nga 223 lekë të shkoi në 217 lekë.

Ndërkohë po vijon protesta e qytetarëve jashtë kryeministrisë për çmimin e lartë të naftës që për pasojë ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të shportës.

Ky është çmimi i shitjes së 1 litri naftë nga distributorët kryesorë në orën 12:00 të ditës së sotme (e shtunë, 12 mars):

Kastrati – 223 lekë për litër.

Krasniqi – 223 lekë për litër.

CNN- 260 lekë për litër.

Veliaj – 216 lekë për litër.

Alpet – 225 lekë për litër.

E- L petrol- 225 lekë për litër.

Gega oil – 223 lekë për litër.

Hellas – 260 lekë për litër.